19:33 / 30.04.2022
Tahiri kritikon qeverinë për vonesa për Ligjin e Pagave
A.B/ RTKlive.com
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar qeverinë për shtyrjen e tretë brenda një viti të Ligjit të pagave.
"Është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashtur të sjell në Kuvend Ligjin e Pagave, kjo tashmë është shtyrja e tretë brenda një viti qeverisës. Sot, mbi 80 mijë zyrtarë publikë, krejtësisht në mjegull e paqartësi me të drejtë pyesin, a është kjo pazotësi, apo mashtrim i radhës?. Jeni vonuar shumë, na duhet menjëherë përgjigjje, KU ËSHTË LIGJI DHE KUR DO TË MIRATOHET", ka shkruar Tahiri në "FAcebook".























