Me Marsh protestues do të shënohet 1 Maji në Prishtinë
BKT
Kosovë

Me Marsh protestues do të shënohet 1 Maji në Prishtinë

RTKlive

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Në shumë vende të botës organizohen protesta në këtë ditë me anë të së cilave kërkohen më shumë të drejta për punëtorët.

Në Kosovë Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat të Kosovës, organizon protestën për nder të Një (1) Majit Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. “Në këtë protestë do të marrin pjesë udhëheqësit e shoqatave sindikale në Komunën e Prishtinës. Protesta fillon nga ora 11:00 dhe zgjatë deri ora 12:00. Marshi i protestës fillon nga Sheshi  “Zahir Pajaziti” dhe vazhdon deri tek objekti i  Qeverisë”, njofton Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë