06:41 / 04.05.2022
Moti sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën e të enjten, përkatësisht me datat 4 e 5 maj, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Prizreni e Gjakova pritet të kenë temperaturat më të larta kurse Juniku, Ferizaj, Mitrovica e Podujeva do të kenë temperaturat më të ulëta.