Fermerët e Rahovecit presin në radhë për t’u pajisur me një dokument
Foto: Drejtoria e Bujqësisë, Rahovec/Facebook
Kosovë

Fermerët e Rahovecit presin në radhë për t’u pajisur me një dokument

K.K

Fermerët rahovecas janë detyruar të presin në radhë të gjata për t’u pajisur me deklaratën nën betim me të cilën mund të aplikojnë për Pagesa Direkte, e që mund ta marrin vetëm në qytetin e Prizrenit pasi në Rahovec nuk ka noter.

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka shpërndarë fotografi nga pritja e fermerëve.

“Pritjet e gjata të fermerëve për të marrë deklaratën nën betim për aplikimin e Pagesave Direkte. Që nga mëngjesi i hershëm fermerët e Komunës sonë, janë duke pritur pranë zyrës së Noterit në qytetin e Prizrenit. Siç shihet edhe në fotot e bashkangjitura rradhet për pritje janë tejet të gjata, të cilat krijojnë edhe vështirësi për këta fermer”, thuhet në postim.