Sot është shënuar Dita Botërore e Zjarrfikësve
Kosovë

Sot është shënuar Dita Botërore e Zjarrfikësve

Fatos Cervadiku/RTK

Për të shënuar këtë ditë, Brigada e Zjarrfikësve të kryeqytetit i ka demonstruar shkathtësitë profesionale nëpërmjet të cilave ka dëshmuar gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

Nga afër këtë aktivitet e ka ndjekur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari Rama, pas aktivitetit, e vlerësoi punën e zjarrfikësve, ku tha që ata meritojnë trajtim më të mirë.

Tutje ai theksoi se do të bëjë çdo gjë që zjarrfikësit të jenë pjesë e administratës së kryeqytetit për të mirën e qytetarëve të Prishtinës.

Ndërsa  Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, tha se duhet të zgjidhet statusi i tyre dhe të pranohen zjarrfikës të rinj, sepse ka shumë vite që nuk është pranuar asnjë zjarrfikës.

Ai, me këtë rast, bëri të ditur se vetëm vitin e kaluar kanë pasur 2199 intervenime.