Në "Javën e Dëshmorëve", nderohen të rënët për liri (Video)
Foto: Islam Haxhiu/ RTK
Kosovë

Në "Javën e Dëshmorëve", nderohen të rënët për liri (Video)

Valbona Thaçi / RTKLive

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi për rënët gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka nisur “Java e Dëshmorëve”, ku me aktivitete të ndryshme, disa nga komunat e vendit, i përkujtojnë ata që dhanë jetën për Lirinë e Atdheut .

Komuna e Deçanit, Podujevës e Rahovecit, sot e neser nderojnë të rënët për liri. 

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi për dëshmorët dhe martirët, komuna e Deçanit ka organizuar aktivitete të ndryshme kulturore e artistike, raporton RTKlive.

Kjo komunë ka filluar aktivitetet me hapjen e ekspozitës tashmë tradicionale, që mbahet me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Ekspozita u organizua nën kujdesin e kryetarit të komunës, Bashkim Ramosaj, Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në kuadër të kësaj ekspozite u shfaqën 90 punime të mrekullueshme në nivel shkollash, punime këto që pasqyrojnë luftën dhe sakrificën e popullit për liri dhe pavarësi.

Ekspozita do të jetë e hapur për dy ditë me radhë.

Aktivitetet përgjatë 5 dhe 6 majit,  do të vazhdojnë me festivalin ”Vallja Popullore” , i cili ka karakter garues, organizuar nga shkollat e Deçanit.

Aktivitetet e komunës në nderim të të rënëve për atdhe, vazhdojnë me 5 dhe 6 maj, duke bërë homazhe pranë të gjithë lapidarëve dhe varrezave të dëshmorëve të Deçanit, për të vazhduar  me aktivitete sportive. Përmbyllja e manifestimeve bëhet me homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me datë 6 maj.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Edhe komuna e Gjakovës shënon Ditën e Dëshmorëve, me moton “Lavdi gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të rënë për Atdhe!”

Me këtë rast, kryetari i komunës,  Ardian Gjini dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta,  bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në varrezat e dëshmorëve, tek Memoriali “Shokët e Lirisë”, tek shtatorja e heroit Agron Ramadani dhe në kompleksin e martirëve në Çabrat.

Kryetari Gjini ka thënë se në një ditë si kjo, kujtohen e nderohen të gjithë dëshmorët, me idenë që të motivohen të rinjtë që ta duan sa më shumë atdheun e tyre, për lirinë e të cilit është bërë shumë mund e sakrificë.

Në këtë ditë të shënuar, homazhe e nderime janë bërë edhe në të gjitha regjionet e komunës së Gjakovës, në komplekse memorialë e varreza dëshmorësh në çdo cep të komunës së Gjakovës.

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme Edhe Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Podujevë shënon 5 Majin - Ditën e Dëshmorëve, duke organizuar aktivitete të ndryshme.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ashtu si komunat tjera edhe Komuna e Rahovecit, ka organizuar një sërë aktivitetesh për Javën e Dëshmorëve.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti