23 vjet nga Epopeja e Çabratit
Foto:RTKLive
Kosovë

23 vjet nga Epopeja e Çabratit

Valbona Thaçi/RTKLive

Gjakova sot kujton 23-vjetorin e “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që në atë kohë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë.

Për të nderuat të rënët do të bëhen homazhe ndërsa Komuna ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturo-sportive.


MË SHUME NGA Kosovë