Epopeja e Çabratit,kujtimet e ditëve të lavdishme nuk harrohen
Islam Haxhiu/RTK
Kanë kaluar 23 vjet nga Epopeja e Çabratit, por kujtimet e atyre ditëve të lavdishme dhe rënien e bashkëluftëtarëve dëshmorë, protagonistët e kësaj beteje asnjëherë nuk i kanë harruar.
Agron Krasniqi komandant i Brigadës 137 Gjakova, i cili ne këtë betejë mbeti i plagosur, tha se sot është dita kur ne përulemi me respekt për veprën dhe sakrificën e bashkëluftëtarëve dëshmorë, të cilët ranë për ditët që ne i gëzojmë.
“Vetëmohimi dhe sakrifica e tyre u bën frymëzim për ne ndërsa sot janë shembulli me i mirë i atdhedashurisë!”, thotë Krasniqi.
Edhe Hekuran Hoda, ndërkaq tek kujton mëngjesin e 7 majit 99, tha se heroizmi i ushtarëve të UÇK-së ishte i madh.
“Ata ranë në mbrojtjen e mijëra qytetarëve të rrethuar nga forcat kriminale serbe të ndihmuara edhe nga mercenare rus”, thotë Hoda.
Në betejën e Çabratit ranë 7 dëshmorë të lirisë dhe 41 martirë. Ndërsa më 7 e 8 maj 1999 janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të lagjës Çabrati.