11:09 / 12.05.2022
Konjufca:UÇK-ja ka bërë luftë të lavdishme për lirinë e Kosovës
Afet BELA/ RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani në Varrezat e Dëshmorëve”, në Velani.
“Sot në 24 vjetorin e rënies së tij erdhëm për të bërë homazhe tek heroi Agron Rrahmani bashkë me heronjtë e tjerë të cilët janë shumë të rëndësishëm për Ushtrinë tonë Çlirimtare dhe për çlirimin e popullit të Kosovës. Është njëra prej figurave që ka dhënë kontribut të madh që populli jonë sot të jetojë i lirë në Kosovën ton. Ai ishte bashkëpunëtor edhe me Fahri Fazliun dhe veprimtar të tjerë. Më herët i inspiruan nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut me pushkën në dorë kundër policëve serb. Ngjarjet e tilla vazhdimisht kanë frymuar heronjtë e UÇK-së”, tha Konjufca.