VIDEO-Ekspertët paralajmërojnë për ndryshimet klimatike
Foto RTK
Kosovë

VIDEO-Ekspertët paralajmërojnë për ndryshimet klimatike

Qendresa Duraku/ RTK

Në 1.5 gradë celsius ka shkuar temperatura e tokës, e që sipas ekspertëve të kësaj fushe nëse tejkalohet 2 gradë celsius, pasojat do të jenë katastrofale për ambientin. Këto vlerësime ekspertët e fushë i bëjnë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të për Mbrojtjen e Klimës, e që në Kosovë nuk është shënuar asnjë aktivitet vetëdijesues.

Temperatura mbi sipërfaqen e tokës është rritur për 1.5 gradë celsius. E nëse vazhdohet me këtë rritje, ndryshimet klimatike do të marrin përmasa katastrofale. Kështu thanë ambientalisti Afrim Berisha, i cili theksoi se shkaktarë kryesor të ndryshimeve klimatike janë burimet e emetimeve e gazrave serë e që tendenca e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian është që të mbajnë këtë limit të temperaturës, duke mos e kaluar 2 gradë celsius.

"Duhet të fokusohen më shumë tek sektori i energjisë, me qenë së sektori kryesori i emetimeve diku 86për qind i emetimeve të gazërave serë në Kosovë, vijnë prej sektorit të energjisë, dhe fokusi kryesor është që të ndërmerren masa për këtë sektor. Qoftë përmes reduktimit të prodhimit të energjisë prej thëngjillit ose përmes rritjes së kapaciteteve për prodhim të energjisë prej burimeve të ripërtërishme", tha Berisha për RTK.

Se temperaturat po rriten çdo vit, e thotë edhe Besim Aliu nga Instituti i Meteorologjik i Kosovës.

" Mendohet sipas llogaritjeve kompjuterike deri në fund të këtij shekulli, temperatura të rritet mesatarja për rreth 3 grad celsius që do të thotë që është një temperaturë bukur e lartë. E çka do të ndodh, do të shkrihen akullnajat që kanë mbetur atje dhe do të rritet niveli i liqeneve, deteve dhe oqeaneve dhe shumë zona për rreth këtyre deteve do të rrezikohen" Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, konkretisht nga departamenti i energjisë, thonë se aktualisht janë në fazën finale të përfundimit të draftit të parë të Strategjisë së Energjisë 2022-2031, që ka për synim uljen e emetimeve të gazrave dhe orientimin e burimeve të energjisë së ripërtërishme”, tha Besim Aliu, Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Kurse Sabit Gashi n ga MZHE, tha se  kjo strategji e energjisë parashikon edhe uljen e kërkesës për energjinë përmes masës efiqient të kërkesës së energjisë që po ashtu do të ketë ndikim, në uljen e misionit të lidhura me klimën. “Gjithashtu, vlen të theksohet se Ministria e ekonomisë, në bashkëpunim me ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, është duke e hartuar edhe draftin e parë të punës të planit për energji dhe klimë për periudhën e 2025 - 2030 dhe po ashtu në këtë plan janë të përcaktuar edhe masat të cilat do ta orientojnë sektorin e energjisë", tha ai.

Për shënimin e Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës në Kosovë nuk është asnjë aktivitet.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa