Përfundon protesta e punëtorëve të sektorit publik (E plotësuar)
Foto: Valjeta Shala/RTK
Kosovë

Përfundon protesta e punëtorëve të sektorit publik (E plotësuar)

Valjeta Shala/RTK

Sindikalistët kanë renditur një varg kërkesash ndaj Qeverisë së Kosovës. Ata, në të kundërtën, paralajmëruan veprime të ashpra, por pa i treguar se cilat janë ato.

Në protestën e sotme, sindikatat kërkuan miratimin e Projektligjit për paga dhe shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik.

Udhëheqësi i BSBK-së, Atdhe Hykolli, tha se Qeveria duhet të hapë derën e dialogut social.

Ndërkaq, Rrahman Jashari nga SBAShK-u, duke iu drejtuar kryeministrit Kurti, paralajmëroi greva të përgjithshme, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Kërkesa të tilla, të ngjashme, paraqitën edhe sindikatat e tjera të BSPK-së.

Jasharaj: Mos qëndroni në Amerikë, flisni të vërtetën

(E plotësuar, ora 15:20)

Numër i madh punëtorësh të sektorëve të ndryshëm publikë, në mënyrë të qetë, janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata kërkojnë rritje pagash në vlerën 100 euro dhe pjesëmarrje aktive në hartimin e Ligjit për Paga.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në fjalën e tij, duke iu drejtuar protestuesve tha se është turp që krerët e shtetit, po shkojnë në SHBA e vende të tjera dhe nuk po merren me punëtorët e Kosovës.

 “Qeveria sot po e sheh që nuk po flet Atdhe Hykolli, as Rrahman Jashari, as Sali Gashi, por po flet punëtoria e Kosovës”, tha në fjalën e tij, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Duke iu drejtuar Qeverisë, ai tha se këta janë njerëzit e saj, dhe i kanë sytë drejt saj.

“Është turp të qëndroni nën hije, të qëndroni në Amerikë e gjetkë e të mos dilni këtu e ta thoni të vërtetën para këtyre njerëzve”.

Ai paralajmëroi veprime të radhës sindikaliste nëse kërkesat e sindikatave nuk përmbushen kurse shtoi e  po kërkojnë ligj të pagave që punohet edhe me përfshirjen e përfaqësuesve të sindikatave të punëtorëve.

“Ne e duam ligjin e pagave por jo ligj që na punon dikush por ligj që e punojmë edhe ne”.

Sipas tij, zgjidhje e vetme do të jetë greva ose bisedimi në Qeveri.

Fillon marshi protestues i sindikalistëve

(E plotësuar, ora 14:05)

Protestuesit sindikalistë kanë arritur në sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

Marshi protestues i sindikalistëve tashmë ka arritur në sheshin Skenderbeu, pranë ndërtesës së qeverisë, ku pritet që përfaqësues të sindikatave të mbajnë fjalim.

Për pak nis marshi protestues deri tek objekti i Qeverisë, ku pritet që përfaqësues të sindikatave të mbajnë fjalime për t’i adresuar edhe një herë pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre.

Protesta është paralajmëruar të jetë e qetë, ku po marrin pjesë një numër i madh i tyre.

Për këtë edhe Policia e Kosovës gjatë sheshit dhe pranë objektit të Qeverisë kanë shtuar numrin e pjesëtarëve të policisë.

Tashmë marshi protestues ka filluar.

Deri sa po mbahet protesta në shesh, nëpër rrugët e kryeqytetit është krijuar kaos.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa