AAK: Qeveria të sjellë në Kuvend `Ligjin për Paga`
Kosovë

AAK: Qeveria të sjellë në Kuvend `Ligjin për Paga`

Fatos Cervadiku/RTK

Deputeti i AAK-se, Shemsedin Dreshaj, ka mbajtur konferencë për medie, ai ka thënë se kjo qeveri po prodhon kriza politike dhe ekonomike.

Ai theksoi se protesta e sotshme e dëshmon se kjo qeveri nuk po u ofron zgjidhje.

Dreshaj, më tej shtoi  se qeveritarët duhet ta kenë të qartë se dalja e mësimdhënësve në rrugë nuk po bëhet nga dëshira, por po bëhet nga zori.

Greva e sotshme e sindikalistëve, përfshirë edhe të mësimdhënësve, po e dëshmon që kjo qeveri nuk po u ofron zgjidhje.

Ai tha se si AAK, i kërkojnë Qeverisë që të sjellë "Ligjin për Paga" në Kuvend dhe i rekomandojmë Qeverisë të merret seriozisht me arsimin dhe shëndetësinë, duke implementuar ligjin për sigurime shëndetësore dhe plotësim-ndryshimin e ligjit për skemat pensionale, të financuara nga shteti.


APR
Romay Lift