15:48 / 20.05.2022
Të hënën fillon rinovimi ‘Soliterëve në Ulpianë’
Kimete Kasumi/ RTKlive
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në ndërtesat shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’.
“Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana”! Punimet do të fillojnë të hënën”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.