VIDEO-23 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Kosovë

VIDEO-23 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot janë bërë 23 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut.

Në shënimin e kësaj ditë u tha se pa dëshmorët dhe martirët e rënë në luftën e Kosovës nuk do të mund ta gëzonim lirinë që e kemi sot.

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, tha se liria e Kosovës është sinonim i sakrificës së dëshmorërve dhe martirëve të rënë në luftë.

Sipas tij dëshmorët dhe martirët janë të pavdekshëm, ata me veprat e tyre bën që ne sot të jemi të lirë. 21 maji 1999 pos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjet.

“Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat më 20 maj, të nesërmen paramilitarët serbë dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre, apo përkthyer në numra mbi 90 shtëpi. Pra këto fakte flasin qartësisht për qëllimet e regjimit serbë të Millosheviçit, që ishte jo vetëm zhdukja fizike, por edhe ajo materiale e qenies shqiptare, që përkufizohet si qëllim gjenocidal ndaj një kombi në këtë rast shqiptarëve të Kosovës”, theksoi, mes tjerash, nënkryetari I Kaçanikut, Sabedin Vishi.

 Më 21 Maj 1999 ranë dëshmorë Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi dhe martirët Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa