Eksperimentet laboratorike në universitetet publike, peng të investimeve
Foto: Emisioni “Kriter”
Kosovë

Eksperimentet laboratorike në universitetet publike, peng të investimeve

Valbona Tahiri/ RTK

Në Universitetet Publike në disa drejtime është investuar mjaft mirë e disa të tjera janë lënë në mëshirë të vetë studentëve, kjo pasi në shumë programe ofrohet praktika brenda hapësirave të Fakulteteve, e në të tjerat për eksperimente me të vogla studentët me financa të veta duhet të blejnë preparate laboratorike.

Studentët e programit “Prodhimtari dhe Inxhineri Industriale”, orën  praktike e zhvillojnë në laborator të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Aparaturat janë të teknologjisë së avancuar. Kështu, ata përgatiten për tregun e punës.

 “Kemi shumë pajisje që të zhvillojmë punën praktike. Edhe nga praktika që zhvillojmë këtu jemi të gatshëm me u kyç në tregun e punës, pasi jam plotësisht i bindur në aftësitë e mia. - Nëse të ofrohet një punë, sa je i gatshëm që nesër për të? Jam shumë i gatshëm, unë kam pas rastin edhe të punojë…” thotë student i drejtimit “Mekatronikë”,  Fisnik Tishukaj.

  E në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore, për kryerjen e shumë eksperimenteve, studentët tregojnë se është dashur t’i blejnë me financat e tyre preparatet të ndryshme laboratorike.

“Kemi pasur lëndën e mbrojtjes së mjedisit në vitin e 3 në bachelor edhe te tema e diplomës mikrobiologji dhe është dashur t’i blejë disa elemnte dhe preparate për eksperimente pasi nuk ka pas mundësi me na i ofrua fakulteti”, thotë studenti Ramadan Maliqi që studion në drejtimin “Ekologji”.

Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyore tani e 10 vite u mungon edhe objekti, e cila gjë studentëve të 19 programeve, ua komplikon edhe oraret e ligjëratave.

Rektori i UP-së, Naser Sahiti deklaron se ne aspektin e fillimeve të ndërtimit të objektit të FSHMN-së ka zhvillime pozitive.

“Kjo mungesë e objektit është tani e 10 vite, por ka zhvillime pozitive në definimin e lokacionit pranë godinës së fakultetit teknik. Jemi në kontakt me donatorin i cili do tw jetw donacion evropian. - Pritet të fillojë këtë vit ndërtimi? Këtë vit pritet të finalizohet marrëveshja për lokacionin dhe fillimin e punimeve..” thotë Naser Sahiti – Rektori i UP-së.

Nga mjetet financiare të ndara nga Kuvendi i Kosovës për Universitetin e Prishtinës , 1.6 milion do të investohen në laboratorë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa