Osmani: Kuvendi i Junikut ngjarje historike për shqiptarët
Foto RTK
Kosovë

Osmani: Kuvendi i Junikut ngjarje historike për shqiptarët

Afet BELA/ RTKlive

( E plotësuar, ora 13:27) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu sot ka marrë pjesë në përvjetorin e Kuvendit të Junikut i cili mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik.

“Kuvendi i Junikut paraqet platformë politike. Ky kuvend ka luajtur rol të rëndësishëm për tu bashkuar me një komunitet të vetëm kombëtar. Ky Kuvend e bëri të qartë  vetëdijen kombëtare”, tha ajo. Sipas saj ky kuvend ka treguar se shqiptarët i takojnë perëndimit.

Ajo ka premtuar mbështetje për ngjarje të tilla, duke thënë se duke kujtuar të kaluarën do të ndërtojmë të ardhmen.

Edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, tha se Kuvendi i Junikut, ka luajtur rol në pavarësinë e Shqipërisë.

Osmani dhe Meta marrin pjesë në 110 Vjetorin e Kuvendit të Junikut (ora 07:16 )

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetar i kësaj komune, Ruzhdi Shehu.

Po ashtu presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik.

Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut.

Ndryshe Kuvendi i Junikut u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik. Udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për tu bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar.

Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit.

Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, dhe u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.

Kuvendi miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa