Ministrja Nagavci mori pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2022
Kosovë

Ministrja Nagavci mori pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2022

Emine Hoti/RTKlive

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2022 në Londër me temën “Arsimi: Ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, më të fortë, më të guximshme dhe më të mirë”.

“Në këtë forum, pjesë e të cilit janë edhe ministra të arsimit nga shumë vende të botës dhe ekspertë të arsimit, synohet thellimi i bashkëpunimit në mënyrë që bashkërisht të adresohen çështje dhe sfida dhe me anë të bashkëpunimit të gjenden zgjidhje”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës me përkushtim po punon për ngritjen e performancës në arsim dhe se Forumi Botëror i Edukimit është njëra nga mundësitë më të mira për shkëmbimin e përvojave të sistemeve të tjera arsimore.

Nagavci ka falënderuar Qeverinë britanike dhe ambasadorin në Kosovë, Nicholas Abbot për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa