Krimet e kryera në Gjakovë, nesër dorëzohen 16 kallëzime penale
BKT
Foto: Arkiv/RTKLive
Kosovë

Krimet e kryera në Gjakovë, nesër dorëzohen 16 kallëzime penale

Valbona Thaçi/RTKLive

Krimet e kryera në Gjakovë, nesër dorëzohen paditë e fundit për krimin serb në këtë komunë.

Shoqata Krimet e Luftës Gjakova `98'99 nesër do të dorëzojë 16 kallëzime penale për krimet e kryera në Komunën e Gjakovës.

Kallëzimet do të dorëzohen në Policinë e Kosovës, në sektorin e krimeve të luftës. Paditë përfshijnë vrasjet, plagosjet, torturat, dhunimet, pengjet e luftës dhe dëmet materiale.

Me paditë që do të dorëzohen nesër, do të mbyllen kallëzimet penale në Komunën e Gjakovës.
 


MË SHUME NGA Kosovë