Për keqpërdorim të 278 mijë eurove, 1 vit e 6 muaj burg
BKT
Kosovë

Për keqpërdorim të 278 mijë eurove, 1 vit e 6 muaj burg

Fadil Sertolli / RTKlive

Me një 1 vit e gjashtë muaj burg, Gjykata Themelore në Gjilan, dënoi të akuzuarin S.K.

Gjykata deklaron se i akuzuari, në cilësinë e personit zyrtar, si drejtor i Departamentit të Prokurimit – menaxher i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Gjilanit, ka keqpërdor detyrën zyrtare.

Në aktgjykim, gjykata vërteton se i njëjti, me qëllim që vetës apo tjetrit t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore, ka vepruar në kundërshtim më Ligjin e Prokurimit Publik.

Kjo ka të bëjë lidhur me kontratën publike kornizë, që ishte “hartimi i projekteve kryesore në komunën e Gjilanit Lot II” të vitit 2015.

Kontrata ishte nënshkruar mes komunës së Gjilanit dhe  kompanisë “Engrup & Edona” SH. P. K., e cila ishte me kohëzgjastje tri vjeçare,  deri më  10 prill 2018.

“Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, nga data 27.05.2016 derë me 21.11.2017, ka tejkaluar vlerën e kontratës në shumë prej 278.438,21 Euro, duke i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror operatorit ekonomik “Engrup & Edona” SH. P. K. dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar Komunën e Gjilanit, duke diskriminuar operatorët e tjerë potencial, ka sjellë rrezikun e rritjes së obligimeve jashtë kontraktuale dhe ka rrezikuar realizimin e projekteve tjera të planifikuara”, shkruan në njoftimin e kësaj gjykate.

Gjykata konstatoi se me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 


MË SHUME NGA Kosovë