Kolonel Ahmet Ajeti diplomoi në Universitetin e Mbrojtjes në SHBA
BKT
Foto nga Facebook
Kosovë

Kolonel Ahmet Ajeti diplomoi në Universitetin e Mbrojtjes në SHBA

Naser Mekolli /RTKlive.com

Oficeri i FSK-së, kolonel Ahmet Ajeti, pas studimeve intenzive njëvjeçare, diplomoi me sukses të lartë në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, në Fort McNair, Washington DC.

“Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare është institucioni më i avancuar i edukimit të liderëve strategjik, që funksionon nën autoritetin e Kryesuesit të Shefave të Përbashkët të Shtabeve, si autoriteti më i lartë ushtarak në SHBA”, njofton zyra për informim e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Bëhet e ditur se kolonel Ajeti ka ndjekur programin  njëvjeqar, me programin akademik i cili trajton temat lidhur me sfidat bashkëkohore dhe çështjet strategjike të sigurisë. Paralelisht me diplomën e edukimit profesional ushtarak, Kolonel Ajeti ka diplomuar edhe në gradën Master në Shkencat  e Strategjisë së Sigurisë.

“Në ceremoninë e veçantë,  diplomën i dha Zv. Kryesuesi i Shefave të Përbashkët të Shtabeve, Christopher W. Grady, i shoqëruar nga President i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare, Gjenerallejtnant Michael Plein si dhe Ambasadorja Greta Holz nga Kolegji i Çështjeve të Sigurisë Ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MM, të postuar në Facebook.

Gjithashtu bëhet e ditur se ky shkollim është mundësuar me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

May be an image of 10 people, people standing and text that says "E"

May be an image of 1 person


MË SHUME NGA Kosovë