19:10 / 14.06.2022
Rrefimi i Remzi Lestranit në 23 vjetorin e Çlirimit
RTK
Rikthehet pas 23 vitesh në vendin ku humbi këmbën, pasi kishte rënë në minë. Ishte maji 1999, ende kohë lufte, kur ushtari i UÇK-së, Remzi Lestrani, u godit me breshëri plumbash nga ushtria serbe dhe më pas ra në minë. Ai ndan rrëfimin e tij, se si shokët e kanë bartur për 9 orë, dhe se si të nesërmen ia kanë amputuar këmbën, pa anestezion.























