13:36 / 16.06.2022
Shpërthen zjarr në konviktin nr. 3 në Prishtinë
Valjeta Shala/ RTK
Zyra për Informim e Qendrës së Studentëve ka njoftuar për RTK se bëhet fjalë për një shpërthim të një bojleri në katin përdhes në konviktin nr. 3.
Pak çaste më parë edhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin.
Gjithashtu edhe ekipet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes.























