Faturat e rrymës të këtij muaji, me çmime të reja (E plotësuar)
Foto: KESCO/Facebook
Kosovë

Faturat e rrymës të këtij muaji, me çmime të reja (E plotësuar)

Jeton Musliu / RTKlive

KESCO njofton konsumatorët se do të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme.

Sipas këtij vendimi, tarifat e reja të rrymës do të lexohen duke filluar nga ky muaj.

“Bazuar në vendimin e sotshëm të Gjykatës Supreme, për anulimin e vendimit për pezullimin e tarifave që kanë hyrë në fuqi me  datën 08 shkurt 2022, KESCO në leximin e këtij muaji që do të filloj për pak ditë do aplikoj tarifat që janë në fuqi”, deklaron KESCO.

“Respektivisht do të njehsojë faturat e konsumatorëve me tarifat aktuale që janë në fuqi nga data 08 shkurt 2022”.

Vendimi i sotshëm i Gjykatës Supreme hedh poshtë mos rritjen e çmimit të rrymës, vendim ky i marrë nga ZRRE, por i kundërshtuar nga Partia demokratike e Kosovës, së cilës të drejtë i kanë dhënë Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit.

Vendos Gjykata Supreme, tarifat e rrymës mbesin ato të ngriturat

Gjykata Supreme i prishi vendimet e gjykatave më të ulëta, si asaj Themelore dhe të Apelit, përmes të cilëve ishte ndaluar shtrenjtimi i rrymës me arsyetimin se qytetarëve do tu shkaktohej dëm i pariparueshëm.

Supremja që është institucioni që jep fjalën e fundit, vendos që mos shtrenjtimi i rrymës, nuk ishte arsyetuar nga Gjykata e Prishtinës dhe ajo e Apelit.

Sipas Gjykatës Supreme, Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, kur ndaluan   shtrenjtimin e rrymës, gabimisht e zbatuan Ligjin për Konfliktin Administrativ.

Supremja thekson se përfundimet e gjykatave më të ulëta nuk e kanë argumentuar se cili ka qenë dëmi konkret dhe si është i matshëm ky dëm që i shkaktohet paditësit.

Në shkurt të këtij viti  Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte vendosur që konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në muaj do të paguanin më shtrenjtë tarifat e rrymës.

Ndaj këtij vendimi kishte ushtruar padi, Partia Demokratike e Kosovës që konsideronte se vendimi i ZRRE-së do t’i shkaktonte dëme të pariparueshëm qytetarëve të Kosovës.

E lidhur më këtë kërkesë, në prill të këtij viti vendosi Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pas këtij vendimi ka reaguar menjëherë Zyra e Rregullatorit të Energjisë e cila ka paralajmëruar ankesë. Lidhur me ankesën muaj më parë kishte vendosur edhe Gjykata e Apelit. Apeli e kishte konsideruar të drejtë vendimin e shkallës së parë dhe e kishte lënë në fuqi vendimin që e pezullonte shtrenjtimin e rrymës.

Tashmë me vendim të Gjykatës Supreme, rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që tejkalojnë konsumin e 800 kilovatëve, është lejuar nga Kolegji i Gjykatës Supreme.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa