Fermerët e Luginës të lënë pas dore, nuk u ndihmon shteti i Serbisë
Kosovë

Fermerët e Luginës të lënë pas dore, nuk u ndihmon shteti i Serbisë

Baki Rexhepi / RTK

Në Luginën e Preshevës ka pak fermerë që merren me blegtori. Sado që ky sektor dikur gjeneronte të ardhura për shumë familje, tani ka mbetur pa mbështetje. As shteti e as komuna nuk u jep subvencione, e fermerët nuk arrin t’i shesin produktet e në Serbi, pasi bojkotohen nga komuniteti serb. Viktimë bashkë me shqiptarët, po bien edhe ata pak serbë që jetojnë në Preshevë.

Në mungesë të zhvillimit industrial, blegtoria dikur ishte ndër veprimtarit kryesore bujqësore e cila kultivohej në Luginë të Preshevës, duke u bërë kështu bazë e zhvillimit ekonomik për shumë familje.

Më se 80% e tokës në Luginë të Preshevës edhe pse është mjaft pjellore nuk punohet, megjithatë disa fermer të cilët tashmë ruajnë gjedhe po e shfrytëzojnë këtë tokë për kullosën e bagëtive. Fermerët nuk janë të kënaqur me subvencionet që i ndanë shteti e me as ato që i ndajnë komunat për bujqësi dhe blegtori.

Asan Nevzadi nga Samolica e Bujanocit i ka njëzet e pesë krerë lopë, ai thotë se është i kënaqur me punën që bënë.

“Qumështi paguhet rreth 50 dinarë për litër, shteti jep diku 25000 dinarë për kokë të lopës. I kem të gjitha sendet që ka nevojë për to, mund t`i punojmë, më mirë të punojmë me lopë se sa të rrimë kot”, ka theksuar Nevzadi.

Njëzet e dy krerë lopë i ka edhe Gjura Nikoliqi në fshatin Zhunicë. Edhe ky blegtor që është rritur me shqiptarë ankohet se shteti nuk po e ndihmon as atë.

E problem në vete sipas Shenurit Ilazit blegtor nga Zhunica, është tregu. Qumështi e as mishi nuk mund të depërtoj përtej Bujanocit, sepse tregtarët serb të Vrajës e gjetiu i bojkotojnë prodhimet shqiptare të Luginës.

“Prodhimin tonë nuk e duan, sidomos kur e shohin domethënë prodhim shqiptarë apo i Luginës a Bujanocit, nuk depërton nga ura e Bujanocit kah Vranja”, ka theksuar ai.

Rritja e mundësive të përfshirjes në tregjet kosovare dhe atyre të Shqipërisë por edhe të Bashkimit Evropian, do të hapte perspektivën e blegtorëve të pakët të këtij rajoni, ndërsa do të ndikonte pozitivisht në aktivizimin e rinisë në këtë blegtori, e cila dikur ishte burim i ekzistencës së shumë gjeneratave.

Kronika në vazhdim sjell më shumë detaje:


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa