Ngecin punimet në rrugën Dollc-Gjakovë
Kosovë

Ngecin punimet në rrugën Dollc-Gjakovë

Islam Haxhiu / RTK

Janë bërë tre vjet që kur kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Gjakovë, përkatësisht të aksit Dollc-Gjakovë me një gjatësi prej 30 kilometrash.

Qytetarët flasin për vonesat dhe dëmet që po u shkakton kjo rrugë. Komunarët fajësojnë Ministrinë për neglizhencë, ndërsa në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se ky është projekt i trashëguar politik.

Banorët e kësaj ane po shprehen të shqetësuar për gjendjen e rrugës që po ua vështirëson qarkullimin. Ata thonë se ka raste kur edhe u pamundësohet lëvizja dhe hyrja në pronat e tyre.

Në komunën e Gjakovës janë në dijeni për gjendjen e keqe të rrugës. Sipas tyre Qeveria po e menaxhon si duhet kontratën me operatorët ekonomik të kontraktuar për ta ndërtuar rrugën.

Nga ana tjetër, zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, rrugën Dollc- Gjakovë e quan projekt politik të trashëguar. Ai thotë se në këtë aks rrugor ka punime edhe ngecje. 

Kronika në vazhdim sjell më shumë detaje:


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa