Naser Pajazitaj dënohet me burg të përjetshëm
Foto: RTK
Kosovë

Naser Pajazitaj dënohet me burg të përjetshëm

RTKlive

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin Naser Pajazitaj, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë për vrasjen e Donjeta Pajazitajt si dhe për veprat penale të mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Aktgjykimi ndaj Pajazitajt u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ibrahim Idrizi. Ky rast është trajtuar dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim. Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa