11:53 / 24.06.2022
Hapet ekspozita “Dhuna nuk fshehet brenda mureve"
Valjeta Shala/ RTK
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka hapur ekspozitë te hekurudha në Fushë-Kosovë me temën “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”.
Kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje.
Besarta Breznica, koordinatore e projekit tha se dukuria e dhunës në familje vazhdon të jetë shqetësuese. Ajo ka inkurajuar qytetarët të raportojnë dhunën.
Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Women (Women#EVAW) dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).
























