Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 , 64 të infektuar
BKT
Kosovë

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 , 64 të infektuar

N. Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 208 testime, 64 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 12 persona nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve me koronavirus është 225 mijë e 399.

Në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 322.

Ndryshe, në 24-orët e fundit janë dhënë 63 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 


MË SHUME NGA Kosovë