Kryetari i Malishevës merr pjesë në karvanin shëndetësor “Përshëndetje”
Kosovë

Kryetari i Malishevës merr pjesë në karvanin shëndetësor “Përshëndetje”

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, të shoqëruar edhe nga drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, morën pjesë në karvanin shëndetësor “PërSHËNDETje”, që u organizua sot në Malishevë, me qëllim të ofrimit të informacioneve të rëndësishme për shëndetin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Në këtë fushatë, janë dhënë informacione të nevojshme për shëndetin dhe prezantim i rreziqeve, si rreziqet nga dietat ushqimore dhe parandalimi i tyre, ekspozimi ndaj tymit të duhanit, konsumimi i alkoolit, aktivitetet e pamjaftueshëm fizike, si dhe janë ofruar shërbime shëndetësore nga QKMF e Malishevës, si indeksi i Masës Trupore, matje të tensionit, dhënia e këshillave të nevojshme shëndetësore dhe të tjera.

Me këtë kryetari Kastrati dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar organizatorët për zhvillimin e këtij aktiviteti, që për qëllim ka informimin mbi shëndetit dhe pasojat nga mos kujdesi për shëndetin, e po ashtu edhe profesionistët shëndetësor të QKMF-së, i kanë falënderuar për dhënien shërbimeve dhe këshillave shëndetësore.

Fushata “PërSHËNDETje” zbatohet nga OJQ “Mundësia” dhe është pjesë e projektit të AQH-së “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”, e që financohet nga SDC (Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim).

 
 

 

 


Eurokoha
Vjosa
APR