Rreth 70 % e qytetarëve të papunë në Luginë të Preshevës
Kosovë

Rreth 70 % e qytetarëve të papunë në Luginë të Preshevës

Baki Rexhepi/ RTK

Kriza globale ekonomike dukshëm është më e theksuar në rajonin e Luginës së Preshevës.

Sipas statistikave, rreth 70% e qytetarëve janë të papunë.

Nevrije Kadriu nga Presheva, ka bërë një kërkesë në Fondin Humanitar të Komunës së Preshevës për të ndihmuar materialisht familjen e saj. Ajo e ka burrin dhe vajzën me aftësi të kufizuara, ndërkohë që ndihmat sociale ka tre muaj që u janë ndërprerë.

Ndërsa Lugina e Preshevës është rajoni më i pazhvilluar ekonomikisht dhe investimet e shtetit për përmirësimin e kësaj gjendjeje po mungojnë, gjendja sociale sidomos e qytetarëve të sëmurë dhe atyre që janë të papunë po rëndohet gjithnjë e më shumë.

Për më shumë hollësi kronika në vazhdim:


APR
Romay Lift