Breshër, shi, e bubullima në Prishtinë (Foto)
Fotot: Lexues të RTKlive
Kosovë

Breshër, shi, e bubullima në Prishtinë (Foto)

Jeton Musliu / RTKlive

Një shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër ka rënë rreth orës 17:00 në Prishtinë dhe rajonin përreth.

Breshëri i madh ka shkaktuar mjaft dëme në  bujqësi por edhe në automjete që kanë rastisur të jenë jashtë.

Lexues të RTKlive kanë dërguar shumë video e fotografi nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit si nga “Lagjja e Kacallarëve”, parku i qytetit e vende të tjera.

Reshjeve të shiut dhe breshrit i parapriu një valë e madhe e të nxehtit.

Edhe sipas parashikimit të motit, pritej që sot dita të ishte me diell, e nxehtë dhe me disa vranësira të cilat, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në orët e pasdites, do të shoqëroheshin me reshje shiu e shkarkime rrufeshë.

 


MË SHUME NGA Kosovë