16:54 / 01.07.2022
Në Obiliq të dielën nuk do të ketë ujë, shkak punimet teknike
Valbona Thaçi/RTKLive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorë të komunës së Obiliqit, se të dielën, do të ketë punime teknike, konkrerisht realizimi i kyçjes së gypit të ri të ujit OD 560 mm.
Këto punime do të fillojnë në orën 09:00-17:00, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina”.
Sipas njoftimit për shkak të realizimit të këtyre punimeve ditën e diel do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në kohën e lartëcekur, për tërë zonën e komunës së Obiliqit.