Proceset teknologjike të trajtimit të ujit
Foto: RTKLive
Kosovë

Proceset teknologjike të trajtimit të ujit

V.Thaçi/RTKLive

Uji fillestar merret direkt nga liqeni me pompa dhe dërgohet në impiantet e trajtimit të ujit, me ç’rast i nënshtrohet proceseve teknologjike për trajtim.

Proceset teknologjike janë : paraoksidimi i cili bëhet me klor të gaztë për t’i oksiduar materiet organike dhe inorganike. Procesi pasues është ajrimi, qëllimi i të cilit është pasurimi me oksigjen, largimi i erës, shijes dhe oksidimi i manganit dhe hekurit, thotë kompania KRU ” Prishtina ” në një komunikatë për media.

Koagolimi është procesi i radhës i cili ka për qëllim kthjellimin e ujit.

“Për t’u larguar këto papastërti, rol të rëndësishëm ka flokulimi që është proces kimik që si kimikat përdoret polielektroliti. Grimcat e formuara ndalen përmes procesit të filtrimit, ku ky proces është mjaft i rëndësishëm për pastrimin e ujit që është i përbërë prej rëre dhe antracidit ose karbonit aktiv”, thuhet tutje në njoftim.

Nga filtrat uji shkon në rezervuar grumbullues dhe i nënshtrohet procesit të dezinfektimit ose klorizimit dhe është i gatshëm për pije.

Sasia e klorit në ujë prej rezervuarit duhet të del 0.5 miligram për litër dhe te konsumatori i fundit nuk duhet të jetë më pak se 0.2 miligram për litër.

Kjo sasi është e mjaftueshme si preventivë gjatë rrugëtimit të tij nëpër gypa shpërndarës, pra si preventivë për kontaminim.

I tërë ky proces përcillet me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike që duhet të jenë brenda kufijve të lejuar për ujin e pijshëm sipas Udhëzimit 10 /2021, për konsum njerëzor.

Ju bëftë mirë një gotë ujë, kaluar nëpër të gjitha këto procese teknologjike për trajtim me një monitorim të jashtëzakonshëm nga ekipet profesioniste që ka KRU ” Prishtina ” sh.a.!, thuhet në njoftim.


APR
Romay Lift