16:04 / 05.07.2022
Për shkak të punimeve nesër disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë
V.Thaçi/RTKLive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Kosovës njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre, gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër duke filluar nga ora 09:00-13:00 në disa zona në Prishtinë.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “ Bledit” / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga” Isa Kastrati ” dhe rruga” Ndue Përlleshi”, thuhet në njoftim.























