Nesër disa lagje do të mbesin pa ujë në kryeqytet
Kosovë

Nesër disa lagje do të mbesin pa ujë në kryeqytet

RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Kosovës ka njoftuar se për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre, gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër duke filluar nga ora 09:00-13:00 në disa zona në Prishtinë.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “ Bledit” / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga” Isa Kastrati ” dhe rruga” Ndue Përlleshi”.


MË SHUME NGA Kosovë