Sonte intervistë me Johansson, komisionare e BE-së për Çështje të Brendshme
Foto: RTKLive
Kosovë

Sonte intervistë me Johansson, komisionare e BE-së për Çështje të Brendshme

RTKlive

Në kohën kur gjithnjë e më shumë po flitet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, por vendim konkret ende nuk ka për asgjë, në pah doli një ide e Oliver Varhely, Komisionar për Zgjerime Fqinjësi të Mirë, sipas të cilit Kosovës duhet dhënë edhe një udhërrëfyes tjetër.

Megjithatë, një ide e tillë jo vetëm që u kundërshtua ashpër në Prishtinë, por edhe nga shumë zyrtarë të tjerë në Bruksel.

Në lidhje me këtë çështje, është pyetur Ylva Johansson, komisionare Evropiane për Çështje të Brendshme.

Në intervistë ekskluzive për RTK-në që do të transmetohet sonte në edicionin qendror të lajmeve në orën 19:30, Johansson jep shpjegimin zyrtar në lidhje me këtë ide.

 Por si erdhi deri tek kjo ide? A ka bërë Kosova mjaftueshëm në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit që ta fitojë liberalizimin e vizave ?

Pse në Kosovë u krijua një dramë e vërtetë për këtë, meqë kosovarët kanë dhjetë vjet që presin për të arritur në këtë fazë ?

A ka lidhje migracioni për mos liberalizimin e vizave ?

 Këtyre dhe pyetje të tjera u përgjigjet në këtë intervistë, Ylva Johansson, komisionare Evropiane për Çështje të Brendshme.


Eurokoha
Vjosa
APR