RTK është mediumi më i besueshëm për raportime mbi politikën (Dokument)
Foto: RTKlive
Kosovë

RTK është mediumi më i besueshëm për raportime mbi politikën (Dokument)

RTKlive

36%e kosovarëve të anketuar në muajt janar e shkurt 2022, kanë deklaruar se RTK e cilësojnë si mediumin më të besuar, për raportimet sa i përket çështjeve politike.

Këto janë të dhëna të publikuara nga Qendra për Hulumtime të Brendshme, e cila ka kryer një hulumtim të opinionit publik, për llogari të Institutit Ndërkombëtar Republikan me seli në Washington.

Anketimi i opinionit publik përfshinë gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor, në periudhën janar e shkurt 2022.

Hulumtimi përfshinë të dhëna të mbledhura nga anketime të respodentëve, për tema e çështje të ndryshme.

Mes tyre është edhe pyetja se cilin medium, televizion, radio, portal apo media tjetër e konsideroni më të besueshëm për raportim të çështjeve politike.

36%e respodentëve të Kosovës janë përgjigjur se është RTK,  mediumi më i besueshëm për raportime në fushën e politikës, pasuar nga KTV me 31%, pastaj RTV21 me 21% etj.

Përveç kësaj, ky hulumtim i opinionit publik jep të dhëna nga anketimet edhe për tema të tjera siç janë antarësimi në NATO, integrimet në BE, çështjet e sigurisë etj.

Për ta lexuar të plotë këtë hulumtim, ju mund të klikoni mbi linkun më poshtë:

Linku i hulumtimit në PDF

 


APR
Romay Lift