Shkarkohet kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”
BKT
Kosovë

Shkarkohet kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”

Emine Hoti/RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se bordi i Kompanisë “Pastrimi” ka nxjerrë vendim për shkarkimin nga pozita të Kryeshefit Ekzekutiv Burim Kelmendin.

Ai tha se Bordi ka konstatuar se Kelmendi nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit.

“Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm”, ka shkruar Rama në një postim në Facebok.

“Kjo është konstatuar edhe në gjetjet e Zyres së Auditorit të jashtëm, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve”.

Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, Burim Kelmendit, hyn në fuqi sot, me datë 08.07.2022.


MË SHUME NGA Kosovë