11:37 / 17.07.2022
Kujtohet Epopeja e Rahovecit
RTK
Sot shënohet “Epopeja e Korrikut 1998” në Rahovec.
Për nder të kësaj dite, do të organizohen homazhe si dhe do të bëhet zbulimi i pllakave përkujtimore në nderim të dëshmorëve.
Në betejën e Rahovecit janë vrarë 25 dëshmorë dhe mbi 100 civilë shqiptarë.
Aktivitete në nderim të Epopesë së Rahovecit do të vazhdojnë deri më 25 korrik.























