Trafiku Urban zgjat orarin e qarkullimit të autobusëve
BKT
Foto/ RTKlive
Kosovë

Trafiku Urban zgjat orarin e qarkullimit të autobusëve

RTKlive

Trafiku Urban ka bërë të ditur sot se bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, duke filluar nga 20 korriku do të bëjë ndryshimin e orarit të qarkullimit të autobusëve të kësaj kompanie.

Në fakt, Trafiku Urban ka bërë zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve për linjat 1, 1A, 3 dhe 4, e cila që nga nesër do të jetë deri në orën 24:00, që do të thotë se qarkullimi është zgjatur për dy orë.

Ndryshe, Trafiku Urban disponon me gjithsej shtatë linja të qarkullimit me 5 mijë udhëtarë në ditë. 


MË SHUME NGA Kosovë