10:14 / 20.07.2022
Ka vdekur Shyqri Kelmendi, anëtar i Bordit të ndërmarrjes `Trepça`
RTK
Ka vdekur Shyqri Kelmendi, njëri nga profesorët më të shquar në Kosovë, në fushën e minierave nëntokësore.
Kelmendi ka mbajtur shumë pozita të larta në ndërmarrjen Trepça, ndërsa së fundi ishte anëtar i bordit. Për shumë vite ishte mësimdhënës i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, po ashtu ushtronte këtë veprimtari edhe në kolegje tjera. Varrimi i tij do të bëhet sot.























