Digjet një objekt i prodhimit të plastikës në fshatin Babush të Ferizajt
BKT
Kosovë

Digjet një objekt i prodhimit të plastikës në fshatin Babush të Ferizajt

Driton Ramadani/RTK

Sot, në ora 06:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një objekt i prodhimit të plastikës" Pure Power" në fshatin Babush të Ferizajt, i cili është skaj rrugës që qon për në fshatin Mirashë është përfshirë nga flaka.

Policia e rendit të stacionit të Ferizajt, menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes, e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet.

Në vend ngjarje kanë dalë edhe zjarrëfikësit e Ferizajt të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Gjithashtu në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësia e KEDS-it

Sipas pronarit të këtij objekti , dëmet janë të konsiderueshme.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Rasti është cilësuar " Incident zjarri" ka bërë të ditur zëdhënës i PK-së për Ferizaj Kanun Veseli.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kosovë