Hiqet tarraca e fundit në sheshin `Nëna Tereza`
BKT
Foto/ Drejtoria e Inspekcionit - Komuna e Prishtinës
Kosovë

Hiqet tarraca e fundit në sheshin `Nëna Tereza`

Kimete Kasumi/ RTKlive

Komuna e Prishtinës, pas vendimit të Inspekcionit ka filluar largimin e tarracës së fundit, që ishte e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës.

Kështu ka njoftuar komuna përmes një njoftimi në ‘Facebook’.

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur ne sheshin qendror të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kosovë