Ferizaj tash e sa kohë ka planifikuar ndërtimin e stadiumit të ri
Foto,RTK
Kosovë

Ferizaj tash e sa kohë ka planifikuar ndërtimin e stadiumit të ri

Driton Ramadani/ RTK

Në komunën e Ferizaj tash e sa kohë po kërkohet ndërtimi i stadiumit të qytetit.

Mirëpo për një gjë të tillë ende nuk është caktuar lokacioni derisa qytetarët përmes një peticioni kanë dorëzuar propozimin e tyre për ndërtimin e këtij stadiumi.

Lokacioni për ndërtimin e statiumit të qytetit vazhdon të jetë temë diskutimi në komunën e Ferizaj.

Një grup i qytetarëve përmes një peticioni po kërkojnë që ky stadium të ndërtohet në afërsi të
palestrës sportive.

Agron Selmani Drejtori i KF 'Ferizaj', tha për RTK se për komunitetin e futbollit është një vend ideal i cili nuk e pengon zhvillimin e qytetit kishte me qenë në logjikën e mirë një praktik e mirë pozitive në zhvillimin e qytetit.

Ndërsa ministria e Kulturës, në një përgjigje me shkrim i ka thënë RTK-së se pop resin propozimin e të paktën dy alternative për lokacion.

"Ndërtimi i stadiumit të ri në Ferizaj është ndër prioritetet e MKRS-së. Për të filluar këtë proces,
kemi ftuar komunën që të ofrojnë dy alternativa të lokacionit në pronësi komunale me analizë të
përgjithshme urbanistike rreth ndikimit në zonën e ndërtimit, kapacitetin hapësinor të lokacionit, ndërlidhjen me çështjet e transportit dhe infrastrukturën teknike. Me pranimin e këtyre propozimeve, ne si ministri, menjëherë do të procedojmë tutje në inicimin e procedurave për stadiumin e
Ferizajt", thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Kulturës.

Në komunën e Ferizajt thonë se i vetmi lokacion që përshtatet është ai tek palestra e sporteve.

Selim Marevci, zëdhënës i Komunës së Ferizajt, tha se ai lokacion është në emër të të plantacionit edhe ajo tani është në kuadër të AKP-së. 

"Ne kemi bërë kërkesë tek ministri që të asistohet tek AKP-ja në mënyrë që ajo pronë e AKP-së të kthehet në pronë komunale dhe te fillojë ndërtimi i stadiumit ku po kërkohet nga të gjithë qytetarët e Ferizajt", tha ai 

Nga ana tjetër deputeti Vetëvendosjes Dimal Basha thotë për RTK se projektin për ndërtimin e këtij lokacioni kanë arritur ta fusin në buxhetin e Kosovës në shumën prej 100 mijë eurove.

"Kurse për lokacionin që e kërkojnë palët e treta të cilët janë palët e interesit unë mendojë se ata
duhet të pyeten kjo pjesa e parë. E dyta ata kanë privatizuar klubi kundërligjshme dhe e treta ato prona që i kërkojnë janë të AKP-së dhe nuk janë të komunës", tha ai për RTK.

Kryetari i klubit "Ferizaj", Lulzim Abazi thotë se lokacioni i propozuar është kërkesë e te gjithëve.

"Për stadiumin nëse është aluduar diçka në FC "Ferizaj", absolutisht nuk është e vërtetë që është interes vetëm i KF "Ferizaj". Ky stadium është interes edhe kërkesë e të gjithë qytetarëve", tha ai.

Ndërtimi i një Stadiumi shihet si projekt i cili do të shërbente që të gjitha klubet e futbollit mund t'i zhvillonin përgatitjet dhe garat sportive.


MË SHUME NGA Kosovë