Ferizaj në hall me deponitë ilegale të mbeturinave |Video
Foto: RTKLive
Kosovë

Ferizaj në hall me deponitë ilegale të mbeturinave |Video

Driton Ramadani/ RTK

Kalojmë në Ferizaj. Atje janë evidentuar rreth 30 deponi ilegale, disa prej të cilave janë edhe nga ato ndërtimore e të amvisërisë. Komuna dhe qytetarët janë në hall me këto mbeturina, derisa po parashikohet një rregullore që i sanksionon të gjithë ata që i hedhin mbeturinat nëpër vende publike. 

30 deponi ilegale të mbeturina  janë evidentuar në komunën e Ferizajt, kanë bërë të ditur në Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës. Sipas tyre këto deponi  janë nga mbeturinat inerte dhe ato nga amvisëria

 “Komuna e Ferizajt në vazhdimësi ka bërë identifikimin e deponive ilegale që janë dy lloje njëri lloj është deponive ilegale inerte d.m.th nga ndërtim demolimi dhe deponitë e tjera që janë nga amvisëria këto nga amvisëria,  janë deponi kryesisht krijohen nga personat të cilët nuk sistem të menaxhimit të mbeturinave dhe ata gjejnë një mundësi një hapësirë  të caktuar për me i hedh këto mbeturina që në menaxhim të mbeturinave na paraqesin shumë problem”, thotë  Arben Halili, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizaj. 

Në kompaninë për menaxhimin e mbeturinave deponit ilegale atyre po ju sjellin probleme

 “Na paraqesin shumë probleme na shkaktojnë problem në pjesën operative ku na edhe operojmë në qytet. Deri më tani i kemi identifikuar edhe me GIZ-in, Gjerman rreth 30 deponi, si pasoje e tyre po na merr kohë edhe kjo pjesa tjetër po jemi më të mangët për shkak se po duhet të angazhohemi që edhe ato deponi me i eliminuam dhe kjo po shkakton probleme të theksuar”, deklaron   Basri Syla, kryeshef në KRM- “Pastertia”. 

Sipas Sylës edhe për kundër kësaj ata tani më kanë eliminuar disa deponi  

“Pas identifikimit i kemi eliminuar 3 deri në 4 deponi dhe jemi në kontinuitet  në proces të eliminimit të të gjitha deponive “, thotë  Syla për RTK-në.

 Shumë shpejtë pritet që të aprovohet edhe rregullorja që parasheh menaxhimin e mbeturina  e cila veç të tjerash përcakton tarifat dhe aspektet tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e tyre.

 


MË SHUME NGA Kosovë