Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Rtklive
RTKlive
Kosovë

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për ekspeditën e Kosovës në malin Mont Blanc- Francë do të flasin, Shpresa Ismaili, alpiniste, Arbenita Pajaziti, alpiniste dhe Elvira Ibrahimi, alpiniste.

Mysafir tjetër do të jetë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili do të na njoftojë për rolin dhe rëndësinë e OEK-ës si dhe bashkëpunimin me bizneset dhe institucionet.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt me gazetaren e RTK-së Myrvete Axhami me rastin e ditës së pestë të "DokuFest".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Kosovë