Banorët e Begracës me rrethinë diskutojnë për buxhetin e vitit 2023
Rtklive
Kosovë

Banorët e Begracës me rrethinë diskutojnë për buxhetin e vitit 2023

Kimete Kasumi/ RTKlive

Banorët e lokalitetit më të madh në Kaçanik - Begracë me rrethinë - kishin mundësinë që nga afër të diskutojnë për Propozimbuxhetin për vitin 2023 dhe planifikimet për vitet 2024-2025.

Në këtë takim publik ishte i pranishëm edhe kryetari Besim Ilazi së bashku me drejtorin për Buxhet dhe Financa, Bahri Selimi. Kryetari Ilazi gjatë diskutimit me banorë të kësaj ane tha se pjesëmarrja në dëgjimet publike për buxhetin komunal ndihmon në ndarjen sa më të mirë dhe me të drejtë të buxhetit.

Të pranishmit në këtë dëgjim publik kërkuan më shumë hapësira rekreative, rregullim të problemit me ujë të pijshëm si dhe rregullim të infrastrukturës rrugore sidomos të rrugës kryesore të fshatit Begracë.

Komuna e Kaçanikut, përmes ekzekutivit komunal, i cili ka hartuar Propozimbuxhetin për vitin 2023 dhe planifikimet për vitet 2024-2025, duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e komunës, dhe nenin 6, pika 1.6 të Udhëzimit Administrativ (MAPL), nr. 06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, është duke organizuar dëgjime buxhetore nëpër lokalitete të ndryshme si dhe me grupe të caktuara të interesit.


MË SHUME NGA Kosovë