VV-ja vlerëson veprimet dhe e masat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës
Rtklive
Foto Arkiv/ RTKlive
Kosovë

VV-ja vlerëson veprimet dhe e masat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës

RTKlive

Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes një komunikate për media vlerëson të gjitha veprimet dhe masat e qeverisë që ajo ka ndërmarr deri në korrik të këtij viti.

"Puna dhe drejtësia nuk janë vetëm kërkesa legjitime të qytetarëve por edhe shtylla të progresit të përgjithshëm shoqëror. Puna nuk është vetëm vendi i punës por edhe mundësia për të mësuar dhe bërë përvojën e parë në jetë. Ndaj për këtë qeveria jonë ka bërë programe. Drejtësia është ajo e ligjit por mbi të gjitha është ajo shoqërore", thuhet në komunikatën e  Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Sipas VV-së, Qeveria e Kosovës është duke u përpjekur për drejtësinë penale, atë civile por mbi të gjitha edhe me atë shoqërore ku shtresat në nevojë përkrahen.

"Këto janë vetëm një pjesë e projekteve dhe planeve të nisuara nga Qeveria dhe që do të shtohen e dinamizohen në vjeshtën e këtij viti dhe do të planifikohen për Buxhetin e ri 2023",  thuhet në komunikatën e  Lëvizja VETËVENDOSJE!.

VV në fund të komunikatës ka shkruar për veprimet e masat e qeverisë:


MË SHUME NGA Kosovë