12:48 / 09.08.2022
Aktiviteti i sigurisë troket në SHFMU `Hasan Prishtina`
Emine Hoti / RTKlive
Ilirik Musliu drejtor i shërbimeve publike në komunën e Prishtinës, ka njoftuar se kësaj rradhe, aktiviteti i sigurisë ka trokitur në SHFMU “Hasan Prishtina`.⛑
"Në kuadër të Sektorit të Mobilitetit dhe në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, kemi filluar trajtimin e zonave përreth shkollave me sinjalizim horizontal e vertikal, shtylla anti-parking, rrethoja, si dhe me shenjëzim kreativ, pak më ndryshe se sa jemi mësuar të shohim në Kryeqytet. Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja, andaj tani më shumë se kurdoherë, me veprimet tona do të kujdesemi të ofrojmë siguri për secilin prej tyre", ka shkruar Musliu në "Facebook".
























