Pensionistët të paraqiten deri me 12 gusht për të vazhduar pensionin
Rtklive
Kosovë

Pensionistët të paraqiten deri me 12 gusht për të vazhduar pensionin

V.THaçi/RTKLive

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributeve se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë apo vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022.

“Andaj, ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre”, thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve .

Sipas këtij njoftimi, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore.

 


MË SHUME NGA Kosovë